KRU “Gjakova” merr një vendim të rëndësishëm për liqenin e Radoniqit - Bota Sot
KRU “Gjakova” merr një vendim të rëndësishëm për liqenin e Radoniqit

Gjakova

KRU “Gjakova” merr një vendim të rëndësishëm për liqenin e Radoniqit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka marrë vendim që me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Radoniqit të ndalohet peshkimi, qarkullimi i barkave me motor, qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afër liqenit akumulues “Radoniqi.

Në njoftim është theksuar se me qëllim te mbrojtjes së liqenit, do të ndalohet peshkimi.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës , mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe Vendimin e Inspektoratit të MMPH, KRU “Gjakova” sh.a, nxjerr këtë:

Urdhëresë

Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e Liqenit “Radoniqi”, të gjithë qytetarëve ju ndalohet:

-Peshkimi me rrjeta gjatësore

-Peshkimi me rrjeta hedhëse

-Peshkimi me mjete plasëse

-Peshkimi me gjenerator të rrymes elektrike

-Sfrytëzimi i Liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U. “Gjakova” sh.a, dhe F.P.S.R të Kosovës.

-Qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afer liqenit akumulues “Radoniqi” në rreze prej 500m nga uji, pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U “Gjakova” sh.a.

-Qarkullimi i barkave me motor ne liqe.

-Të gjitha aktivitetet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de-natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij.

-Çdo shfrytëzim i zhavorit dhe i masës drunore në zonën e bregut të liqenit në rreze 500m nga uji, pa leje dhe autorin përkatës nga Drejtoria për Ujëra pran Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pran Ministrisë së Bujqësisë.

-Peshkimi me më shumë se tre kallama.

-Peshkimi gjatë kohës së shumëzimit deri me 1 Qershor.

-Ndaj personave që nuk i respektojnë këto ndalesa, do të ndjekim masat ligjore.

Ekipa e kontrollës së KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke bërë patrullime të vazhdueshme në monitorimin dhe mbrojtjen e liqenit nga keqpërdoruesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat