Gjini: Në Gjakovë nuk do të hapen çerdhet, vendimi qeverisë nonsens

Gjakova

Gjini: Në Gjakovë nuk do të hapen çerdhet, vendimi qeverisë nonsens

Nga: A.SH Më: 31 maj 2020 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Edhe Komuna e Gjakovës nuk do të hap çerdhet.

Kryetari Ardian Gjini ka njoftuar se në Gjakovë nuk do të hapen çerdhet, për shkak se nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielen në ora 22:00

Njoftimi i plotë:

Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat