Gruaja e infektuar me koronavirus qëndroi në spitalin e Gjakovës mbi një javë, IKSHPK ende pa rezultate të kontakteve

Gjakova

Gruaja e infektuar me koronavirus qëndroi në spitalin e Gjakovës mbi një javë, IKSHPK ende pa rezultate të kontakteve

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me një rast ku një grua e cila ka rezultuar pozitve me koronavirus kishte qëndruar në spitalin e Gjakovës më shumë se një javë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se Gjakova mund të kthehet në vatër të re infkesioni.

Tutje, Gjini tha se ende nuk kanë marrë rezultatet për personelin shëndetësor të spitalit regjional të Gjakovës duke theksuar se përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar.

“Para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për mê shumë se një javë. Gjakova mund të kthehet në një vatër të re infeksioni mu për faktin se pacientja ka qëndruar gjatë në spital dhe, edhe më keq, përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar”, ka shkruar Gjini.

Më tej, i pari i Gjakovës tha se këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute.

“Reagimi im ka të bëjë me faktin se po hymë në ditën e katërt qëkur është diagnostifikuar pacientja dhe ende nuk kemi rezultate për personelin shëndetësorë të spitalit regjional të Gjakovës. Me datën 8 të këtij muaji janë marrur mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me dt 10 nuk jane trajtuar mostrat.
Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë.
Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore”, ka shkruar Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat