Në Gjakovë gjashtë raste të reja me COVID-19, njëri prej tyre burim i ri infeksioni

Gjakova

Në Gjakovë gjashtë raste të reja me COVID-19, njëri prej tyre burim i ri infeksioni

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 07:21
Gjakova

Në Gjakovë janë kthyer rastet e infektimeve me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj thotë se Gjakova prej dy muajsh nuk kishte regjistruar raste me coronavirus.

 “Para dy ditësh u paraqit një rast në fshatin Rugovë. Pesë raste duket se janë raste kontakti nga rasti në Rugovë ndërsa një rast mendohet se është burim i ri”, tha ai

Kolaj thotë se më parë në Gjakovë 15 raste janë shëruar nga coronavirusi ndërsa një tjetër ka humbur jetën.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se ditëve në vijim do të gjurmohen kontaktet e këtyre rasteve në mënyrë që sa më parë të izolohen rastet dhe të mbyllet qarku i infektimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat