Nisma po shuhet edhe në Gjakovë

Gjakova

Nisma po shuhet edhe në Gjakovë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 23:01
Nisma në Gjakovë

Deputeti Haxhi Shala doli nga Nisma Socialdemokrate dhe iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ikja e tij po del të jetë tepër e dëmshme për NISMA’n e Fatmir Limajt.

Një varg dorëheqje e pasuan ikjen e deputetit Shala. Përveç shuarjes së Grupit Parlamentar të NISMA’s në Kuvend,  nisi shpërbërja e degëve të kësaj partie.

Sot gjatë ditë u raportua për nisjen e shpërbërjes së degës së kësaj partie në Suharekë, ku nga partia ikën kryetarja e Gruas në këtë qytet dhe kryetari i të rinjve.

E në mbrëmje lajme të kqija për NISMA’n vijnë edhe nga Gjakova, ku dha dorëheqje nënkryetari i degës së kësaj partie, Nevruz Deva. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ku bëri të ditur dorëheqjen tha se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë përkrah deputetit Haxhi Shala.

“Ju njoftoj se jap dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate, nga pozita e nënkryetarit të degës së Nismës në Gjakovë!  Nga sot rrugëtimin tim politik do ta vazhdojë përkrah deputetit z.Haxhi Shala”, ka shkruar Deva.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat