Del raporti i detajuar, rritet numri i pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Del raporti i detajuar, rritet numri i pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 10:09
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 31 pacientë me Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë, nga këta 31 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, ku 8 prej pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.

Ne pritje të rezultati të testit janë edhe 11 pacientë.

“KUJDESU PËR VETEN PËR FAMILJEN E SHOQËRINË!

☑️Bartja e maskave mbetet obligative !

☑️Vazhdoni të mbani distancën fizike !

☑️Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda”, bënë thirrje Spitali i Gjakovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat