Tahiri: Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat

Gjakova

Tahiri: Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:25
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini. Në këtë takim, është biseduar për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 dhe çështje të tjera zhvillimore në nivelin komunal.

Tahiri ka thënë se zhvillimi i qëndrueshëm fillon nga komunat. Derisa ka bërë të ditur se pas miratimit të buxhetit për lexim të dytë, do të fillojnë me buxhetimin e aktiviteteve nëpër komuna.

Tahiri: Në qoftë se flasim për një zhvillim të qëndrueshëm, kjo fillon nëpër komuna

“Sot Gjakova frymon ndryshe, është një ndër komunat me investime më serioze kapitale dhe jam i bindur që përkundër vështirësive kjo do të vazhdojë. Biseduam edhe për nevojën që komunat të kthehen në pikën kryesore të rimëkëmbjes ekonomikë. Në qoftë se flasim për një zhvillim të qëndrueshëm, kjo fillon nëpër komuna, në pushtet lokal”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar, se pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat.

Tahiri: Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat

“Ne në mbledhjen e kaluar e kemi trajtuar këtë temë besoj që mbas miratimit të buxhetit për lexim të dytë, menjëherë do të fillojmë me buxhetimin e aktiviteteve nëpër komuna, në mënyrë që investimet kapitale të ndodhin në secilën komunë. Investimet kapitale në fakt nuk janë ndal nga qeveria ato do të vazhdojnë dhe i ftoj të gjithë kryetarët e komunave që sa më shumë që është e mundur të shtyjnë përpara investimet kapitale, pasi që edhe në rishikimin e tetorit do të kemi mundësi të alokojmë mjete për funksionimin dhe investimet në komuna... Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat, do të hyjë në funksion të projekteve të cilat do të vijnë në këtë proces i cili do fillon shpejtë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri, për problemet me të cilat po ballafaqohet komuna e Gjakovës.

Gjini: Komuna e Gjakovës ka pasur disa probleme

“Komuna e Gjakovës ka pasur disa probleme, me aprovimin e buxhetit në mars i kemi pasur disa fonde të cenuara të investimeve që vijnë nga Qeveria e Kosovës, po bisedojmë që t’i snaojmë, një pjesë të tyre kemi filluar t’i sanojmë pasi shihen punët. I kemi edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me qeverinë të cilat do t’i zgjidhim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat