​Universiteti i Gjakovës ndan titullin “Doctor Honoris Causa” - Post mortem për Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Gjakova

​Universiteti i Gjakovës ndan titullin “Doctor Honoris Causa” - Post mortem për Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 20:11
Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” - Post mortem për ish kongresistin amerikan Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Universiteti i Gjakovës nëpërmejt një komunikate thotë se iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jeëish Organization, komunitetit hebrej në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980 deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

“Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha në arsytimin e vendimit para Senatit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat