Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 64 pacientë me koronavirus

Gjakova

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 64 pacientë me koronavirus

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:23
Gjakovë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë të konfirmuar me virus ndërkaq 46 në pritje të rezultateve ose mostrat për teste.

Sipas njoftimit të bërë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, 20 pacientë janë më oksigjen.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë konfirmuar 5 mijë e 736 persona, 2 mijë e 632 prej tyre janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat