Në Gjakovë po trajtohen 47 pacientë për Covid-19

Gjakova

Në Gjakovë po trajtohen 47 pacientë për Covid-19

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:44
Foto

47 pacientë janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës të cilët po trajtohen për Covid-19. 

10 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COvid-19, 37 janë në pritej të rezultateve ose mostrave për teste, si dhe 17 pacientë janë me oksigjen.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:Dr.Amir Iljazi, Dr. Visar Juniku, Dr. Njomza Mula po ashtu edhe mjekët e rijnë Dr. Lumi Muhaxhiri dhe Zejnije Olluri-Hertica dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 21.07.2020 gjendja është si vijon:

• 47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•10 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•37 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,
•17 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat