K.R.U Gjakova fillon nga nesër furnizimin me ujë në fshatin Pastasel të Rahovecit

Gjakova

K.R.U Gjakova fillon nga nesër furnizimin me ujë në fshatin Pastasel të Rahovecit

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova ka njoftuar konsumatorët e fshatit Pastasel të Komunës së Rahovecit që nga e shtuna (25.07.2020) do të fillojë furnizimi me ujë në këtë zonë nga rrjeti i kësaj kompanie

K.R.U Gjakova, përmes një njoftimi në Facebook, ka lajmëruar konsumatorët se për shkak të dezinfektimit dhe klorizimit sasia e parë e ujit nuk mund të konsumohet, deri në njoftimin e radhës.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët e fshatit Pastasel Komuna e Rahovecit se që nga nesër datë 25.07.2020. fillon furnizimi me ujë nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU “Gjakova” për banorët e kësaj zone.

Vëmendje- Vlen të theksohet se për shkak të dezinfektimit të rezervuarit si dhe procesit të klorizimit të ujit i cili është i domosdoshëm, sasia e parë e ujit e cila arrin në krojet tuaja nuk mund të konsumohet, deri në një njoftim të radhës nga KRU “Gjakova”.

Njëherit kërkojmë nga konsumatorët e fshatit Pastasel qe të fillojnë me aplikimin e kyçjeve familjare sipas rregulloreve të kompanisë të cilat ua kemi sjellë më parë, në të kundërtën ndaj çdo mos respektimi të rregulloreve jemi të detyruar të veprojmë në bazë të procedurave ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat