80 raste aktive me koronavirus në Komunën e Gjakovës

Gjakova

80 raste aktive me koronavirus në Komunën e Gjakovës

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:07
Gjakovë

Në Komunën e Gjakovës deri më sot janë regjistruar 177 raste me koronavirus, prej tyre 80 raste aktive. Ndërkaq janë shënuar 8 viktima.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

Kolaj njoftoi se në Spitalin e Përgjithshëm të kësaj komune, po trajtohen mbi 50 pacientë.

“Të vdekur janë 8 persona. Deri më tani pozitiv me koronavirus janë 177 persona. Rreth 80 raste janë aktive. Persona që janë pozitiv dhe që presin rezultatin janë mbi 50 persona, këta janë në Spitalin e Gjakovës”, ka thënë Ferdinand Kolaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 237 raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat