Auditori: Komuna e Gjakovës punësoi 74 persona me kontratë mbi vepër pa asnjë procedurë formale

Gjakova

Auditori: Komuna e Gjakovës punësoi 74 persona me kontratë mbi vepër pa asnjë procedurë formale

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës ka angazhuar gjatë vitit 74 punëtorë me kontratë për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, 22 prej tyre ishin angazhuar për mirëmbajtjen dhe sigurimin e objekteve dhe 52 për punë të ndryshme.

“Gjatë vitit komuna kishte angazhuar 74 punonjës përmes MSHV-ve, prej tyre 22 ishin angazhuar për mirëmbajtjen dhe sigurimin e objekteve dhe 52 për punë të ndryshme. Komuna nuk ka zhvilluar ndonjë procedurë formale (të thjeshtëzuar) të rekrutimit edhe pse kishte 40 pozita të përhershme të lira për rekrutim”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Këto marrëveshje, sipas Auditorit, janë lidhur për shkak të vonesave në procedurat e tenderimit për mirëmbajtjen e objekteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën për Punë Sociale dhe nevojës së komunës për shërbime të ndryshme

ZKA ka gjetur se nuk është zhvilluar ndonjë procedurë formale të rekrutimit edhe pse kishte 40 pozita të përhershme të lira për rekrutim.

Angazhimi i këtyre punëtorëve është bërë për shkak të vonesave në procedurat e tenderimit për mirëmbajtjen e këtyre objekteve.

“Pamundësia për të rekrutuar pozitat e përhershme të punës ka ndodhur si rezultat i kujdesit jo të duhur dhe pezullimit të ligjit për zyrtar publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese në shtator 2019, komuna nuk ka mundur të procedoj me konkurse të rregullta për pozita të përhershme nga shtatori i vitit 2019”, thuhet në raport.

Sipas Auditorit, angazhimi i stafit për shërbime të veçanta pa procedura të thjeshtëzuara rrezikon punësimin e personave jo kompetent në mungesë të konkurrueshmërisë.

Prandaj ka rekomanduar Komunën e Gjakovës të ndërmarrë masa në rekrutimin e pozitave të përhershme dhe tenderimin me kohë për shërbimet e mirëmbajtjes në QKMF dhe QPS. Angazhimet me MSHV të aplikohen vetëm për punë specifike dhe kushte të paparashikuara, gjithmonë duke i zbatuar kërkesat ligjore.

Ky rekomandim ka qenë edhe në raportin e Auditimit të vitit të kaluar, po që nuk ka gjetur zbatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat