Gjini thotë se ka informacion për 3 persona të vdekur nga Covid 19

Gjakova

Gjini thotë se ka informacion për 3 persona të vdekur nga Covid 19

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 13:21
Ardian Gjini

Kreu i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë  se tre persona nga kjo komunë kanë vdekur sot nga koronavirusi.

I pyetur për deklaratën e deputetit të LVV’së, Agon Batushës se pesë persona vdekur për dy orë në spital të Gjakovës, Gjini ka thënë se momentalisht nuk e ka këtë informacion.

Gjini thotë se deri më tani është i njoftuar për tre raste të vdekjes nga koronavirusi që kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës.

“Këtë informacion nuk e kam, për tre e kam informacionin për dy gra të moshuara dhe doktorin. Mirëpo, jam në mbledhje të asamblesë momentalisht dhe nuk e di ndërkohë nëse ka pas ndonjë rast të ri të vdekjes”, ka thënë ai.

Të pyetur nëse pesë persona kanë ndërruar jetë sot gjatë ditës, në Spitalin e kësaj komune e kanë ndalur telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat