7 policë të infektuar me COVID-19 në Gjakovë, 15 në vetizolim

Gjakova

7 policë të infektuar me COVID-19 në Gjakovë, 15 në vetizolim

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë janë 15 zyrtarë policorë në vetizolim, 7 prej të cilëve të konfirmuar pozitiv në testet për COVID-19.

Sipas njoftimit, Policia po vazhdon të jetë në ballë të përpjekjeve parandalim të përhapjes së pandemisë dhe kontaktet e shumta me qytetarë kanë bërë që ky virus të rrezikojë edhe zyrtarët policorë.

“Rikujtojmë me këtë rast se Policia po vazhdon të jetë në ballë të përpjekjeve tona të përbashkëta për parandalim të përhapjes së pandemisë dhe kontaktet e shumta me qytetarë (në shumë raste edhe me persona të infektuar) kanë bërë që ky virus të rrezikojë edhe zyrtarët policorë. Aktualisht, vetëm në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kemi 15 zyrtarë policorë në vet-izolim, 7 prej të cilëve të konfirmuar pozitiv në testet për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton se aktivitete tyre dhe të bashkërenduara me mekanizma tjerë kompetent do të këtë edhe ditët në vijim, ndërsa masat e marra nga Policia dhe Inspektorët do të jenë edhe më rigoroze.

“Me këtë rast, ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të zonës sonë të përgjegjësisë që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë masat dhe vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe të iu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtje të distancës, vendosjen e maskave dhe dorezave mbrojtëse dhe evitimin e grumbullimit apo daljeve të panevojshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat