Ndalet oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, familjarët tmerrohen

Gjakova

Ndalet oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, familjarët tmerrohen

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gjendja në Spitalin e Gjakovës sa vjen e rëndohet për nga numri i të shtrirëve me pacinetë të infektuar nga Coronavirusi.

Gjatë ditës se djeshme dyshohet se është ndalur oksigjeni në repartin ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19.

Sipas familjar të pacientëve që janë në gjendje të rëndë në mjekimin intensiv, kanë thënë në kushte anonimitet se vetëm mbrëmë është ndalur dy herë oksigjeni, dhe nga ta është kërkuar që të bartin bocat e oksigjenit që të funizohen me oksigjen familjarët e tyre që të mos vdesin.

Për me tepër ata deklarojnë se vet mjeku kujdestarë  A.SH, ka nënshkruar në raport që të u lejohet familjarëve të hyjnë brenda e të u ndihmojnë pacientëve.

Syri ka kontaktuar me drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shalën për të konfirmuar gjitha këto pretendime. Po ai i ka mohuar të gjitha këto duke i quajtur shpifje nga familjarë vetëm sa për t’u futë brenda,

“Është shpifje e familjarëve se po donë me hy brenda me ndejt me familjarët e tyre të cilët po trajtohen pasi janë të infektuar me Coronavirus. Ne ua ndalojmë me polici, e cila qëndron deri në orën 12 të natës vetëm e vetëm mos të i lejojnë të hyjnë”.

Tutje Shala thotë se dje janë furnizuar me oksigjen rreth orës 22:00 dhe se pretendimet për ndalje të tij janë të pavërteta.

“Ne dje në orën 22:00 jemi furnizua me oksigjen nga kontratori që e ka dërguar ShSKUK-ja edhe nuk ka pas asnjë ndalesë të oksigjenit. Po gjitha këto po i shpifin familjarët edhe dje kanë tentuar me hy pas orës 12 të natës kur kane shku policia” – ka përfunduar Shala.

Në Spitalin e Gjakovës deri në këto momente që po raportojmë janë të shtrirë 46 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 26 pacientë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 20  pacientë pritet të testohen, 22 pacientë me oksigjenoterapi, 2 pacientë CPAP mask dhe 1 pacientë në respirator.

Nga ky spital tregojnë se Covid pozitiv janë: 3 mjekë 13 infermiere, 1 stafe tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat