36 pacientë me koronavirus po trajtohen në Gjakovë, 32 me oksigjeno-terapi

Gjakova

36 pacientë me koronavirus po trajtohen në Gjakovë, 32 me oksigjeno-terapi

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Spitali i Gjakovës “Isa Grezda”, ka publikuar raportin 24-orësh të pacientëve me koronavirus.

Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë të hospitalizuar për koronavirus 55 pacientë, ku 36 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, nga 36 pacientë që janë të konfirmuar me koronavirus, 32 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe tre pacientë janë në CPAP maskë.

Po ashtu në këtë spital janë edhe pesë mjekë që janë pozitiv me koronavirus, 14 infermierë si dhe tre persona të tjerë të stafit mbështetës, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, date 09.08.2020 ora 9:00 është:

55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid

36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,

7 pacientë janë konfirmuar Negativ,

8 pritet të testohen,

4 pacientë presin rezultatet,

32 pacientë janë me oksigjenoterapi,

3 pacientë janë në CPAP mask.

Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat