Gjakovarët nuk i respektojnë masat anti-Covid, organizojnë dasma dhe nuk i mbyllin lokalet

Gjakova

Gjakovarët nuk i respektojnë masat anti-Covid, organizojnë dasma dhe nuk i mbyllin lokalet

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:55
Ilustrim

Në shumë qytete të Kosovës nuk po respektohen masat anti-covid, veçanërisht për mosmbajtje të dasmave.

Së fundmi në qytetin e Gjakovës janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve kanë mbajtur dasma dhe dy të tjerë pronarë të lokaleve që nuk i kanë respektuar masat.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se 4 personat janë arrestuar, por më pas janë liruar.

“Janë arretuar 4 persona, dy pronarë të lokaleve dhe dy të tjerë për të shkak të dasmave, por që të gjithë janë liruar në procedure të rregullt me vendim të prokurorit”, ka thënë Graishta.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar është hapur rast ndaj një pronari të një lokali në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat