​Bahri Hyseni ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

Gjakova

​Bahri Hyseni ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 20:38
Bahri Hyseni

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Bahri Hyseni ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e Ali Selimajt është humbje jo vetëm për familjen e tij, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kryeprokurorit Selimaj. Ai ishte shembull i urtësisë dhe ndershmërisë njerëzore, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegram.

Ali Selimaj ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte i sëmurë tash e një vit dhe ishte dërguar disa herë jashtë Kosovës për trajtim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat