31 pacientë me oksigjenoterapi po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

31 pacientë me oksigjenoterapi po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:50
Spitali i Gjakoves

Në Spitalin e Gjakovës 54 pacientë të hospitalizuar po trajtohen për COVID-19, ku prej tyre 35 kanë rezultuar me COVID-19.

Ndërsa 8 pacientë të tjerë janë në pritje të rezultatit, 9 do të testohen si dhe 2 pacientë kanë rezultuar negativ me COVID-19.

Kurse, 31 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në CPAP maskë.

E nga stafi i spitalit, 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë infektuar me COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat