28 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

28 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 09:56
Ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 52 pacientë me COVID-19. Prej tyre 43 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa 28 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Nga spitali kanë njoftuar se 9 pacientë janë në pritje për testim dhe 5 të tjerë janë në CPAP maskë.

Po ashtu edhe 6 mjekë, 16 infermierë dhe 2 staf mbështetës janë infektuar me virusin korona.

Qytetarëve iu është bërë thirrje që të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat