Gruaja nga fshati i Gjakovës ka nevojë për operim urgjent pas aksidentit, bashkëvendasit organizohen për të siguruar paratë

Gjakova

Gruaja nga fshati i Gjakovës ka nevojë për operim urgjent pas aksidentit, bashkëvendasit organizohen për të siguruar paratë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 21:17
Ilustrim

Tre ditë më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Gjakovë ku disa anëtarë të një familje u lënduan.

Por gjendjen më të rëndë e ka kryefamiljarja e familjes Rexhepi, e cila po lufton me jetën dhe për të kryer operimin i nevojiten mjete financiare në vlerë 7 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Për t’i siguruar këto mjete janë bërë bashkëfshatarët e saj, të cilët po bëjnë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të ndihmojnë me aq sa munden.

Postimi i bërë në Facebook nga banorët në faqen e fshatit Babaj i Bokes, Gjakovë:

Kerkes per ndihme.

Pershendetje te nderuar bashkevendas, shoke dhe miqë!

Para 3 dite siq e dijm e jemi informu bashkevendasit tone Valmir Rexhepi bashke me te shoqen dhe femijet ju ndodhi nje fatkeqesi aksidenti me makin dhe nga ky aksident persuan lendime serioze.

Tani per momentin e shoqja e Valmirit eshte ne nje situat me te veshtir dhe duhet intervenim kirurgjikal per ta shpetu nga jeta dhe pa pasoja per te ardhmen e cila ka edhe femije.

Pra per operimin ne fjale duhet te paguhen 7000 euro. Por, duke e dite pamundesin e Valmirit per ta perballu kete pagese lusim te gjjthe njerzit e vullnetit te mire qe te ndihmojne kete nene dhe te ju kthehet femijeve je shtepi per kujdes.

Cdo her kemi pasur suksese ne iniciativa per bamiresi dhe kesaj here te gjjthe bashke te ndihmojme.

Bashkimi ben fuqin.

Zoti ju bekoft te gjitheve…

Ju Faleminderit

Per cdo informacion me shume kontantoni Fazli Rexhepin ne numrin :

Viber dhe mobil: +38344187736

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat