30 pacientë që po trajtohen për COVID-19 janë me oksigjenoterapi, 5 në gjendje të rëndë

Gjakova

30 pacientë që po trajtohen për COVID-19 janë me oksigjenoterapi, 5 në gjendje të rëndë

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” janë duke u trajtuar 57 pacientë për COVID-19, prej tyre 42 janë të konfirmuar se janë pozitivë.

Ndërsa 30 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 janë në gjendje të rëndë.

Në raportin e Spitalit të Gjakovës thuhet se 4 pacientë pritet të testohen për koronavirus, ndërsa të infektuar ka edhe nga stafi mjekësor.

“Me COVID-19 pozitivë aktivë janë: 5 mjekë 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat