5 mjekë e 15 infermierë janë të prekur me COVID në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

5 mjekë e 15 infermierë janë të prekur me COVID në Spitalin e Gjakovës

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës aktualisht është duke trajtuar me Covid-19, 57 pacientë.

Prej tyre siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij spitali, pozitivë janë konfirmuar 42 pacientë, ndërsa 11 të tjerë janë konfirmuar negativ.

Në pritje për tu testuar janë 4 pacientë, ndërsa në Oksgjeno terapi janë 30 pacientë, e 5 të tjerë na CPAP maske.

Po ashtu edhe staf mjekësor nga ky spital janë të infektuar me Covid, përkatësisht janë 5 mjekë, 15 infermiere dhe 3 stafe mbështetës.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, theksohet në njoftimin e këtij spitali.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat