​Spitali i Gjakovës: 25 pacientë me COVID 19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Gjakova

​Spitali i Gjakovës: 25 pacientë me COVID 19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 42 pacientë të cilët janë duke u trajtuar për COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 28 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 8 kanë rezultuar negativ me këtë virus.

Tutje në raportin 24 orësh të Spitalit të Gjakovës është bërë e ditur edhe se 25 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa 6 pacientë janë në pritje të testimit.

Po ashtu, nga spitali iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat