Gjendja e pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Gjendja e pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë të hospitalizuar 34 pacientë të cilët po trajtohen për koronavirus

Në mesin e këtyre pacientëve, 25 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19.

Në raportin 24 orësh të këtij spitali bëhet e ditur se janë edhe 6 pacientë të cilët po presin të testohen për koronavirus.

Nga 42 pacientët e hospitalizuar në këtë spital, 25 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Me këtë rast, nga Spitali i Gjakovës apelojnë te qytetarët që të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat