I dyshuari për sulmin ndaj ish të dashurës, zyrtar i KRU-së në Gjakovë

Gjakova

I dyshuari për sulmin ndaj ish të dashurës, zyrtar i KRU-së në Gjakovë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:28
Ilustrim

Personi i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht ish të dashurën në Gjakovë, është inkasant (emër i njohur për redaksinë) në fshatin Xërxë i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë ditës së martë në parkingun e një qendre tregtare në Gjakovë, ku i dyshuari ka goditur viktimën, pasi ajo nuk ka pranuar të hyjë në veturën e tij. E njëjta ka deklaruar në polici, se i dyshuari është ish i dashuri i saj, me të cilin kanë qenë në lidhje dashurie për disa vite, por sipas saj, ai nuk e pranon ndarjen, prandaj shkakton probleme.

Media ka kontaktuar edhe KRU “Gjakova”, për t’i pyetur nëse janë në dijeni për këtë rast, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat