Drejtori teknik i KRU Gjakova, Muhamet Lama ka bërë inspektimet e punimeve për ndërtimin e objektit administrativ të kësaj kompanie në Botushë.
Ai me këtë rast ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij objekti ka kushtuar 165 mijë euro.
Lama: Projekti ka kushtuar 165 mijë euro
“Projekti vetëm i objektit administrativ, ndërtimi dhe renovimi i këtij objekti diku është 165 mijë euro, vlerë totale”, ka thënë Lama.
Lama ka thënë se ky projekt është më i madh që kompania ka realizuar dhe përfshinë 32 fshatra.
Lama: Ky projekt përfshinë 32 fshatra
“Është projekti më i madh që kompania e ka realizuar në kohën e fundit. Është një projekt i cili e përfshinë një zonë shumë të madhe të furnizimit me ujë, afër 32 fshatra. Uji prej këtu, e deri në nivelin ku është marrë ujë mbledhësi është diku 10 kilometra”, tha Lama.
Ai ka thënë se me finalizimin e këtij projekti, të gjitha fshatrat e kësaj ane do të hyjnë nën ombrellën e ujësjellësit “KRU Gjakova”.
Ndryshe, ky projekt pritet të përfundojë pas 60 ditëve.