Ministri Zemaj viziton Policinë e Gjakovës, puna e tyre është e pazëvendësueshme

Gjakova

Ministri Zemaj viziton Policinë e Gjakovës, puna e tyre është e pazëvendësueshme

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Policinë e Gjakovës.

Ai ka thënë se, Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë sidomos nga situata e pandemisë, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë

Postimi në Facebook:

Sot, vizitova Policinë në Gjakovë, ku pata bashkëbisedim për të arriturat dhe sfidat e përbashkëta në pandemi.

Policia e Kosovës, me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë. Situata e pandemisë, ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.

Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja.

Nderim për Policinë e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat