KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hudhin mbeturinat në rrjet të kanalizimit

Gjakova

KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hudhin mbeturinat në rrjet të kanalizimit

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

KRU “Gjakova” ka kërkuar nga qytetarët që mos hudhin mbeturina në rrjet të kanalizimit, meqë kjo po bllokon kanalizimet.

“Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hudhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek bllokimi i kanalizimeve. Të nderuar konsumator, hudhja e mbeturinave të ndryshme në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së KRU "Gjakova" janë gjithmonë në teren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve, ku me hudhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces bëhet gjithnjë e më i vështirë”, thuhet tutje.

KRU “Gjakova” ka bërë thirrje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojne në kualitetin e jetës dhe mirëqenies suaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat