Këto fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Gjakova

Këto fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Komuna e Gjakovës njofton qytetarët për ndërprerje të ujit në tri  fshatra të kësaj ane.

Për shkak të kyçjes së Ngrohtores së Re të Qytetit në gypin kryesor Ø 800,  KRU "Gjakova" është e detyruar  të ndërprejë furnizimin me ujë, sot më datë 21.10.2020 nga ora 10:00 deri 18:00.

Si arsye e punimeve të lartëcekura, zona pa furnizim prej 8 orësh do të përfshijë edhe disa fshatra të komunës së Gjakovës, konkretisht Dolin, Kushavecin dhe Rogovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat