Themelohet Lozha Muratorike në Gjakovë

Gjakova

Themelohet Lozha Muratorike në Gjakovë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Sot në një ceremoni festive u bë sjellja e dritës muratorike në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit për media nga Lozha e Madhe e Kosovës (Grand Lodge of Kosovo), i vetmi organizëm muratorik (masonik) në territorin e Republikës së Kosovës, sot u themelua Lozha në qytetin e Gjakovës.

Kjo Lozhë do të quhet Shën Albani, dhe është Lozha e pestë që operon nën Lozhën e Madhe të Kosovës në Orientin e Gjakovës.

“Muratoria e Lirë është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jo-politike, vëllazërore dhe bamirëse në botë. Anëtarët e saj duhet të jenë me qëndrim të lartë moral. Zanafilla e saj rrjedh nga traditat dhe ritualet e muratorëve mesjetarë që ndërtuan katedralet, monumentet dhe kështjellat nëpër Evropë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Kosovë është themeluar Lozha e parë në vitin 2014, Lozha Dardania në Orientin e Prishtinës. Më pas u formuan edhe dy Lozha të tjera, që mundësuan themelimin e Lozhës së Madhe të Kosovës. Të tre këto Lozha kanë punuar deri më 2018 nën autoritetin e Lozhës së Madhe të Shqipërisë, e cila është e rregullt dhe e pranuar nga Lozhat e Mëdha në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat