​Ahmeti tregon si kanë arritur që KRU “Gjakova” të përzgjedhet si kompania më e suksesshme e vitit

Gjakova

​Ahmeti tregon si kanë arritur që KRU “Gjakova” të përzgjedhet si kompania më e suksesshme e vitit

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 13:13
​Ahmeti tregon si kanë arritur që KRU “Gjakova” të përzgjedhet si kompania më e suksesshme e vitit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, edhe këtë vit është përzgjedhur kompania më e suksesshme e vitit nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave.

Drejtori ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti thotë se ky sukses është nga puna e palodhshme nga stafi i kësaj kompanie.

Ndërsa thekson se arsye e përzgjedhjes si kompania e parë janë tri pika të cilat tregojnë punën e kësaj kompanie.

Ahmeti: Suksesin e kësaj kompanie e lidhim me katër pika kryesore

“Arsyeja është se ne e lidhim në katër pika kryesore. Do të thotë, ujë që ka konsumatori, 24 orë pa ndal ujë të pijshmen. Arsyeja e dytë është që faturimi është 98 për qind shkalla e inkasimit. Arsyeja e tretë është se humbjet i ujit i kemi me të vogla se kompanitë tjera, që jemi mundu në maksimum me e bërë që sa më tepër t’i zvogëlojmë humbjet dhe ta bëjmë faturimin, do të thotë të krijojmë të hyra”, ka thënë Ahmeti.

Ndër të tjera, Ahmeti thotë po punohet që në tri vitet e ardhshme, ndërrimi i gypave të vjetër dhe orëve digjitale, i cili do të bëhet për cilësinë e ujit të pijshëm për qytetarët.

Ahmeti: Gypat do të ndërrohen për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin

“Synimi jonë si kompani është ndërrimi i gypave “asbest”, dhe orët digjitale të cilat jemi në rrugën e mbarë, dhe i kemi bërë disa projekte që shumë shpejt, në tri vitet e ardhshme ne do të fillojmë dhe do t’i finalizojmë edhe këtë projekt i cili është shumë i madh për neve po edhe për cilësinë e ujit të pijshëm për qytetarët tonë të cilët e meritojnë sepse janë konsumatorë te vetëdijshëm që e kanë kuptuar se shërbimi ndaj kompanisë bëhet i palodhshëm 24 orë pa ndërprerë... Gypat do të ndërrohen për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti shtoi se këtë vit do të fillohet edhe me disa vende tjera për t’i mbuluar me ujë të pijshëm.

Ahmeti: Këtë vit do të fillohet me Suharekën e cila do të mbulohet me ujë të pijshëm

“Këtë vit do të fillohet me Suharekën e cila do të mbulohet me ujë të pijshëm sepse ka ujë të pijshëm mjaftueshëm, dhe çdo qytet i Kosovës të mbulohet me ujë të pijshëm. Po ashtu, edhe Malishevën dhe disa fshatra për rreth”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vetëm vitin e kaluar janë bërë 44 fshatra me ujë të pijshëm, ku është finalizuar projekti i cili ishte bërë para 20 viteve. /B.Hajdari/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat