Filloi një projekt tjetër atraktiv dhe i rëndësishëm për zhvillimin e turizimit

Gjakova

Filloi një projekt tjetër atraktiv dhe i rëndësishëm për zhvillimin e turizimit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:21
Pamje nga punimet

Shumë shpejtë, shtegu për ecje dhe çiklizëm Brekoc-Devë i gjatë 6500 metra do të jetë në shërbim të adhuruesve të natyrës.

Gjatës nisjes së punimeve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i entuziazmuar për këtë projekt i cili do të realizohet në një ambient jashtëzakonisht të bukur dhe të paeksploruar më parë.

 “Ndërtimin e këtyre shtigjeve e nisim nga Deva, për të vazhduar nëpër Guskë dhe për të përfunduar në Shkugëz. Këtë vit kemi planifikluar 60 mijë euro për realizimin e punimeve. Jam i lumtur sepse shumë shpejtë njerëzit do të kenë mundësi të eksplorojnë këtë atraktivitet” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.

Projekti për ndërtimin e shtigjeve për ecje dhe çiklizëm Brekoc-Devë përfshin pastrimin e terrenit, shtruarjen me zhavorr dhe sinjalistikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat