Këto fshatra të Gjakovës nuk do të kenë ujë të pijshëm deri nesër

Gjakova

Këto fshatra të Gjakovës nuk do të kenë ujë të pijshëm deri nesër

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Trembëdhjetë fshatra të Gjakovës do të kenë mungesë të ujit të pijshëm për shkak të një defekti që paraqitur në gypin kryesor në hyrje të fshatit Celin.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, përmes një postimi në Facebook.

“Fshatrat që do atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë; FORTES, CELIN, NAGAVC, HOQE E VOGEL, KRUSHE E MADHE, QENDRES, KRUSHE E VOGEL, PIRANE, RETIJE, KRAJK, BREGDRI, ZYME DHE SHENGJERGJ”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat