Shtatë pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Shtatë pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjakovës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës aktualisht janë të hospitalizuar 62 pacientë, prej tyre 30 janë me oksigjen dhe shtatë të tjerë në gjendje më të rëndë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë, Hilmi Shala ka thënë se 19 pacientë janë në pritje të rezultatit të testit për COVID-19.

“Për momentin i kemi 62 pacientë që janë trajtuar nga ta ka edhe negativë por që presin edhe rezultatin. E kemi një paciente e cila është e intubuar edhe 6 me CPAP maskë, gjendja e të tjerëve është stabile. 30 pacientë janë me oksigjenoterapi. Janë 19 pacientë të cilët po presin rezultatet”, u shpreh drejtori i spitalit të Gjakovës.

Në këtë spital janë të dedikuar 85 shtretër të ndarë në pesë reparte. Por shton se varësisht nga kërkesat mund të rritet edhe numri i shtretërve.

Drejtorit i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala për KosovaPress thotë se krahas shërbimeve për personat e prekur nga koronavirusi në këtë spital po ofrohen edhe shërbimet e tjera spitalore për pacientët me sëmundje të tjera.

“Aktualisht jemi duke operuar me 85 shtretër për pacientët me COVID, momentalisht këta shtretër janë të shtrirë në pesë reparte. Në Pulmologji dhe Neurologji janë bashkë, Infektiva me Dermatologjinë bashkë dhe Njësia Koronare e cila është e kthyer në kujdes intenziv për pacientët me COVID… Deri tash nuk jemi keq me staf e kemi edhe stafin e ri që ka ardhur nga ministria e Shëndetësisë infermierët i kemi pranuar javën e kaluar , për momentin që po flasim i kemi të gjitha edhe stafin edhe infrastrukturën… Varësisht prej rrjedhës së situatës epidemilogjike jo vetëm në komunën tonë por në gjithë Kosovën jemi në dispozicion të shtojmë shtretër shtesë, për momentin i kemi 85 shtretër, nëse paraqitet nevoja mund t’i shtojmë kapacitetet. Spitali ynë i ka 408 shtretër dhe me këtë pjesë 85 jemi duke operuar normalisht pa i cenuar shërbimet e tjera sepse nuk është vetëm COVID por ka edhe sëmundje të tjera. Deri në këto momente asnjë shërbim shëndetësor nuk është cenuar, të gjitha po shkojnë normalisht”, tha Shala.

Drejtori i Spitalit në Gjakovë deklaroi se kanë sasi të mjaftueshme të oksigjenit për pacientët me COVID-19. Hilmi Shala thotë se varësisht nga pacientët bëhen edhe kërkesat për sasinë e oksigjenit.

“Ne furnizohemi kohë pas kohe nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, kemi materialin mbrojtës në luftë ndaj COVID-it, rrobat mbrojtëse të gjitha i kemi për personelin shëndetësor fillimisht me terapi dhe material që shërben për pacientët me COVID vazhdimisht furnizohemi ka raste që disa produktet pacientët i blejnë vetë. […] Kryesisht janë terapitë e COVID-it, janë antibiotikët, janë radio-koagulesit e këto produktet kohë pas kohë mund t’i blejnë vetë. […] Ne furnizohemi një herë në 24 orë nga operatorit i kontraktuar nga SHSKUK çdo 24 orë na vjen furnizimi sipas kërkesave që i kemi. Rezerva nuk mbajmë në stoqe për arsye se kontraktori i sjell bombolat sipas kërkesave tona…Furnizimi vjen sipas pacientëve kërkesës që ne i kemi pacientët që janë me CPAP maskë ose respiratorë shfrytëzojnë më shumë oksigjen, varësisht prej pacientëve që i kemi me këto aparatura edhe kërkesa jonë rritet nevoja është më e madhe dhe ne i drejtojmë kërkesën operatorit për sasi të bombolave më të mëdha, kur kemi më pak aparatura shpenzimi është më i vogël. Për momentin kur po flasim kemi rezerva për oksigjen”, theksoi Shala.

Vetëm në ditën e djeshme komuna e Gjakovës ka regjistruar 3 pacientë të rinj të infektuar me COVID-19. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 637 persona 13 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat