Pavarësia e Shqipërisë festohet në Gjakovë, festival folklorik mbarëkombëtar

Gjakova

Pavarësia e Shqipërisë festohet në Gjakovë, festival folklorik mbarëkombëtar

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:34
Gjakovë

Të veshur me veshje kombëtare, me këngë e valle tradicionale, dhjetra grupe folklorike nga të gjithë trevat shqiptare kërcyen e kënduan në rrugët e Gjakovës, në ditë ne Flamurit me 28 nëntor.

Pas festës në rrugë, iu drejtuan ambientit ku u mbajt për herë të tretë Festivali Folklorik Mbarëkombetar, në Odën e Malësisë së Gjakovës.

Aktiviteti u mbajt në kushte të rrepta të sigurisë, por rëndësia e folklorit dhe bashkimi i grupeve nga të gjitha trevat janë të një rëndësie të madhe.

Pas disa orësh performaca nga të gjitha Grupet shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva e Mali i Zi, u ndanë edhe shumë çmime simbolike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat