Tradita e Krishtlindjes në Pjetërshan

Gjakova

Tradita e Krishtlindjes në Pjetërshan

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Pjetërshan

Dritat e Krishtlindjes, një traditë e përvitshme në një fshat të Kosovës, u rishfaqën për sezonin e sivjetshëm të festave. Në këto kohë pandemie, dritat kanë rikthyer një ndjenjë normaliteti dhe optimizmi, megjithëse virusi nuk do të lejojë ardhjen e vizitorëve siç ndodhte në vitet e mëparshme.

Skena e lindjes së Krishtit, dritat e Krishtlindjes, drerët që tërheqin karrocën fluturuese të Baba Vitit, të gjithë këto sjellin atmosferën festive në Pjetërshan, rreth 100km nga Prishtina.

Çdo vit qindra vetë vijnë për të parë dritat e Krishtlindjes gjë që e ka bërë këtë traditë të fshatit mjaft të njohur. Në ditët e festave organizohen edhe koncerte apo aktivitete të tjera rreth zjarrit.

Këtë vit, numri i vizitorëve është shumë më i vogël si rezultat i pandemisë.

Me fonde nga komuniteti, banorët blejnë dritat dhe zbukurimet e festës.

Ndryshe nga vitet e tjera, koronavirusi ka reduktuar ndjeshëm numrin e vizitorëve. Banorët shprehen se e ndjejnë mungesën e tyre këtë vit.

Kremtimet për Krishtlindjet nuk do të jenë aq të bujshme këtë radhë në Pjetërshan dhe në botë, por kjo nuk i ka penguar banorët e këtij fshati të ruajnë një traditë feste dhe optimizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat