Gjakova e stolisur për këtë fundvit

Gjakova

Gjakova e stolisur për këtë fundvit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:45
Foto

Ky vit do të mbahet mend gjatë, pikërisht për shkak të pandemisë.

Derisa gjendje e rëndë po vazhdoj të jetë për shkak të këtij virusi në Kosovë, disa nga qytetet tashmë kanë marrë pamje tjetër.

Në prag të festave të fundvitit, sheshet janë stolisur, për të ngjallë sado pak atmosferë.

Edhe Gjakova ndezi dritat e vitit të ri sonte, teksa në faqen e Kuvendit Komunal në FB janë publikuar disa fotografi ku shkruhet:

Sepse festat kanë frymë ndryshe

Po bëhemi gati të lëm pas një vit plot sfida për secilin prej nesh dhe familjet tona, por dhjetori na kujton që duhet të reflektojmë dhe të planifikojmë mundësi më të mira.

Po iu përcjellim disa foto të shkrepura nga qytetarët tanë të cilët sjellin Gjakovën e dekoruar për këtë fundvit.

Kjo është kartolina jonë për vitin 2021!

Paqim ditë më të bukura në vitin që po na pret!

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat