Bashkë myslimanë e katolikë, në ndihmë njerëzve në nevojë në Gjakovë

Gjakova

Bashkë myslimanë e katolikë, në ndihmë njerëzve në nevojë në Gjakovë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Gjakovë

Një shprehje e Homerit Shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, Por Shqipërinë e Kemi Bashkë”, gjen vend edhe sot ndër shqiptarë.

Kjo shprehje është aktuale edhe në Gjakovë, ku në shenjë solidarizimi për të ndihmuar njerëzit në nevojë janë bërë bashkë përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Gjakovë dhe përfaqësues të Kishës Katolike në Gjakovë.

Në një aktivitet bamirësie që ka publikuar në faqen e tij Facebook, hoxha nga gjakova Abdurrahman Bejtullahu, shihet se bashkë me një përfaqësuese të kishës, që ndryshe njihen si Motrat e Nderit.

“Ngrohja që i jep një shpirti tjetër do të ngrohë edhe shpirtin tënd”, ka shkruar Hoxhë Abdurrahmani.

Ky hoxhë kohëve të fundit është shumë aktiv në aktivitete humanitare, duke mbledhur edhe fonde për të ndihmuar njerëzit me nevojë të Gjakovës me rrethinë.

Një dimension tjetër i fotos që është publikuar në këtë aktivitet humanitarë është se Hoxha, iu ka mbuluar fytyrat e njerëzve në nevojë, që është një gjest për tu vlerësuar.

Publikimi i fotove ose videove në publik të njerëzve në nevojë, gjithmonë hap diskutime sociologjike se a është e nevojshme vërtet t’iu publikohen fytyrat. Është vlerësuar se publikimi i fotove, sidomos i fëmijëve mund t’i bëjë subjekt të bullizmave që ata përballën në rrethin ku jetojnë dhe në rrethin social në përgjithësi.

Megjithatë njerëzit që merren me humanizëm, e kanë mbrojtur tezën e publikimit të fytyrave për ndjeshmërinë më të madhe për të ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat