Këto pamje të bukura vijnë nga Gjakova

Gjakova

Këto pamje të bukura vijnë nga Gjakova

Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:11
Liqeni i Radoniqit, i cili gjendet në Gjakovë

Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, pushim, kulturë, për arsim dhe edukim.

Në mesin e tyre gjendet edhe Liqeni i Radoniqit, i cili gjendet në Gjakovë.

Ani se gjendemi në stinën e dimrit, moti me diell që po mbretron, bën që pamjet nga atje të jenë mahnitëse/

Image

Ndryshe, ky liqe krijuar në vitet e '80-ta, liqeni mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij.

Radoniqi furnizon me ujë rreth 214.000 banorë të qyteteve të Gjakovës dhe Rahovecit si dhe fshatrave përreth. Ai po ashtu përdorët për ujitjen e 10,500 ha tokë.

Me një sipërfaqe prej 5.62 km2, Radoniqi zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Kapaciteti i pendës është 113 milion m3, që për momentin lejon furnizim të arsyeshëm me ujë gjatë tërë vitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat