Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, së shpejti pritet të nisë ngrohja e banorëve

Gjakova

Ndizet ngrohtorja e re e Gjakovës, së shpejti pritet të nisë ngrohja e banorëve

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:45
Gjakovë

Ngrohtorja e re e qytetit të Gjakovës është ndezur sot për herë të parë ndonëse sezoni i dimrit ka muaj që ka nisur.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shkruar në Facebook se për pak ditë pritet të fillojë edhe ngrohja e qytetit.

“Sot për herë të parë u ndez zjarri në ngrohtoren e re! Për pak ditë fillon edhe ngrohja! Falënderimet kur të përurohet!”, ka shkruar Gjini.

Ngrohtorja e re në qytetin e Gjakovës ishte paraparë të niste punën në dhjetor të vitit të kaluar pasi e vjetra ishte jashtë funksionit.

Zyrtarë të komunës së Gjakovës patën deklaruar më parë se vonesat në kryerjen e punëve për Ngrohtoren e Re janë vonuar për shkak të pandemisë për shkak të problemeve me sjelljen e pajisjeve nga Austria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat