Tradita e samunave me suxhuk në Gjakovë

Gjakova

Tradita e samunave me suxhuk në Gjakovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:45
Ilustrim

Samunat me sugjuk në qytetin e Gjakovës mbeten ndër ushqimet tradicionale që pëlqehen më së shumti.

Furra e familjes Temaj është njëra ndër to që prej shumë vitesh përgatisin këtë ushqim tradicional.

Selvi Orhana e cila punon prej 15 vitesh në këtë furrë thotë se është e kënaqur me punën, duke treguar edhe preferencat e klientëve.

“Preferojnë shumë samunin me suxhuk”, tregon ajo.

Zekë Temaj e ka trashëguar këtë punë nga të parët e tij, por ai e ruan me pasion këtë zanat.

“E kam trashëguar profesionin nga të parët. Prekj 35 viteve e bëjmë këtë zanat. Në Gjakovë puna është më e vështirë pasi këtu gjërat shihen pak më hollë”, tregon Temaj.

Ai thotë se po ka vështirë të gjej punëtorë të rinj që e njohin mirë këtë zanat.

“Po mundohem të mos humb zanatin që e bëjmë me prush. Është pak më e vështirë por është më kualitative”.

Kjo traditë e ruajtur me pjekje në prush, ka ndikuar që edhe klientët të jenë të kënaqur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat