​Gjatë janarit në Spitalin e Gjakovës kanë lindur 79 djem dhe 61 vajza

Gjakova

​Gjatë janarit në Spitalin e Gjakovës kanë lindur 79 djem dhe 61 vajza

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Gjatë janarit të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” kanë lindur 133 fëmijë.

Nga ta 79 janë djem dhe 61 janë vajza, kështu ka bërë të ditur Spitali i Gjakovës në raportin mujor.

Siç njofton spitali 35 lindje kanë qenë me prerje cezariane.

Ndërkohë që sipas raportit gjatë muajit janar në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 963 pacientë.

Më poshtë sjellim raportin e plotë të publikuara nga spitali:

Raport mujor – Janar 2021

☑ Gjatë muajit Janar, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 963 pacientë (58 në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 13 në Oftalmo, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji, 74 në Pediatri, 159 në Interno, 18 në Infektiv, 27 në Neurologji, 29 në Psikiatri, 69 në Pulmologji, 4 në Dermë, 8 në Kujdes intenziv dhe 13 në Njësinë Koronare).

☑ Janë kryer 112 operacione (24 operacione Kirurgjike, 24 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 operacion në ORL dhe 21 operacione Gjinekologjike).

☑ Gjatë këtij muaji kanë lindur 79 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 35).

☑ Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7338, 190 shërbime në CT, 1246 shërbime në Ro-Kabinet dhe 158 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

☑ Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2435.

☑ Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës.

Me respekt

Zyra për Informim

Spitali i Përgjithshëm

“Isa Grezda”- Gjakovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat