Komuna e Gjakovës pranon 5 mijë teste rapide për komisionerë dhe vëzhgues të zgjedhjeve

Gjakova

Komuna e Gjakovës pranon 5 mijë teste rapide për komisionerë dhe vëzhgues të zgjedhjeve

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:34
Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë dorëzuar 5 mijë Teste Rapide, donacion ky nga Ministria e Shëndetësisë.

“Këto teste do të jenë në shërbim të komisionerëve dhe vëzhguesve të cilët janë të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës”.

Kështu thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, në ditët në vijim, një sasi e Testeve Rapide do të jenë edhe në shërbim të qytetarëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat