Gjini: VV ka fituar në Gjakovë – i uroj qytetarët dhe fituesit

Gjakova

Gjini: VV ka fituar në Gjakovë – i uroj qytetarët dhe fituesit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 22:23
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Gjakovë në zgjedhjet parlamentare.

Në një lidhje direkte, ai i ka uruar qytetarët dhe fituesit e zgjedhjeve.

“VV ka fituar në Gjakovë, i uroj qytetarët e komunës së Gjakovës për zgjedhjen që e kanë bërë.AAK i ka deri diku deri 10 mijë vota deri tani.

Në komunë unë punën do ta vazhdoj ashtu si kam punuar deri më tani.Po duket se fitorja e VV-së është më thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat