Nitaj nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e Infrakos-it dhe ngrohtoren e qytetit në Gjakovë

Gjakova

Nitaj nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e Infrakos-it dhe ngrohtoren e qytetit në Gjakovë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Infrakos-in dhe me Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë.  

Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit! 

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit  “Gjakovë”,  ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat