84 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19

Gjakova

84 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se aktualisht janë 84 pacientë të hospitalizuar, duke u trajtuar për koronavirus. 53 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, derisa 16 janë negativë.

Spitali njofton se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP maskë dhe 2 në respirator.

“Prej stafit të Spitalit, Covid pozitivë janë 5 persona: 1 mjek, 2 infermierë dhe 2 staf administrativ.

Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat