Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 96 pacientë për COVID-19

Gjakova

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 96 pacientë për COVID-19

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:58
Spitali i Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 96 pacientë për COVID-19.

Nga këta pacientë 78 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, tetë janë të konfirmuar si negativë dhe dhjetë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët që po trajtohen 55 janë me oksigjenoterapi, 1 me maskë CPAP dhe një me respirator.

Nga stafi i Spitalit të Gjakovës janë të infektuar me koronavirus tetë persona, tre mjekë, tre infermierë dhe dy punonjës të administratës.

“Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në mesazhin e Spitalit të Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat