Drejtoria e Inspekcionit në Gjakovë largon nga tregu 500 kg produkte ushqimore që nuk i plotësojnë kushtet për konsum

Gjakova

Drejtoria e Inspekcionit në Gjakovë largon nga tregu 500 kg produkte ushqimore që nuk i plotësojnë kushtet për konsum

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo drejtori, gjegjësisht inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorët e veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qëllim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, ai ka treguar se janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum.

“Drejtoria për Punë Inspektuese në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion të radhës në disa veprimtari ekonomike të tregtisë. Inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorë të veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qellim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë Hoxha.

Ai po ashtu ka treguar se në kuadër të këtij inspektimi janë vërejtur parregullsi sa i përket çmimeve dhe deklaracioneve të produkteve ushqimore.

“Për këto parregullsi inspektorët kanë shqiptuar gjoba të parapara me ligjin në fuqi. Mbrojtja e konsumatorit do të jetë prioritet i Drejtorisë për Punë Inspektuese”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese në Gjakovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat